18.2 C
Skopje
E diel, 2 Gusht, 2026

Kurti: Vuçiqi dëshiron të bëhet mbret, atij i pengon demokracia!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidentin i Serbisë Aleksandër Vuçiqin, e bën nervoz demokracia.

 

Kryeministri Kurti, në një intervistë për gazetën kroate, “Vecernji list” ka theksuar se Vuçiq dëshiron të bëhet mbret. Kreu i ekzekutivit ka thënë se në kufirin Kosovë-Serbi ka baza të ushtrisë serbe, prandaj Kosova është shumë të kujdesshme.

“Ne kemi blerë Bajraktarët, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë serbe, prandaj jemi shumë të kujdesshëm”, ka deklaruar Kurti.