8.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Bujar Osmani nënkryetar i BDI-së, e zë vendin e Izet Mexhitit

Pas vendimit të Izet Mexhitit për të krijuar subjektin e tij politik, partia ku ai shërbeu së fundi si nënkryetar ka vendosur që ta zëvendësojë me Bujar Osmanin, zëdhënësin aktual të partisë. Vendet si anëtarë të Kryesisë Qendrore të BDI-së u janë zëvendësuar edhe  Visar Ganiut dhe Saranda Imerit. Në vend të tyre do të jenë Bekim Neziri, Ilir Hasani dhe Arta Bilalli-Zendeli.

Ndryshimet në BDI vijnë pas një periudhe të gjatë kur mexhiti që përkrahej edhe nga Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e Nevzat Bejta, krijuan një fraksion brenda partisë, i cili kërkonte kryetarit Ali Ahmeti që të shkarkonte nga pozita zëvendëskryeministrin Artan Grubi e kryediplomatin Bujar Osmani.

Por, së fundi Mexhiti mbeti i vetëm në kërkesën për themelimin e partisë së re, pasi që ish-drejtuesit e grupit të zjarrit vendosën që të qëndrojnë brenda BDI-së.  Ata kanë marrë pjesë edhe në mbledhjen e sotshme të partisë së drejtuar nga Ali Ahmeti. /SHENJA/

Të ngjajshme

Të fundit