Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM- Nikolla Micevski, sot në debatin për ndryshimet kushtetuese në Komisionin për Çështje Kushtetuese, tha se Qeveria nuk do të ketë mbështetjen e tyre për ndryshimin e Kushtetutës.
Ai theksoi se ndryshimet kushtetuese bëhen nën diktimin bullgar.
“Ndryshimet kushtetuese nën diktim, presion dhe imponim janë të pamundura dhe nuk do t’i mbështesim kurrë. Është shkelje e sovranitetit të një vendi. Sovraniteti vjen nga populli dhe 80 për qind i thonë jo një akti të tillë dhune nga qeveria”.
Sipas Micevskit, Qeveria dëshiron të ketë inat me opozitën, popullin dhe ekspertët.
