13.8 C
Skopje
E premte, 1 Maj, 2026

Kryebashkiaku i Himarës në qeli

Pas katër muajsh në paraburgim, kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka zhvilluar sot një takim me deputetin grek të partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos.

Lëvizja e Greqisë këtë radhë ka qenë më e ashpër dhe më e prerë, pasi pas takimit Syrigos, deklaroi se shteti shqiptar nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim si për rastet e tjera dhe nënkuptoi se çështja do të dërgohet në Bruksel.

Syrigos tha se shteti shqiptar ka shkelur një seri të drejtash duke përfshirë të drejtën e Belerit për tu betuar për zgjedhjet e majit.

“Kjo do të shkaktojë një dëmtim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Kemi tre çështje: shteti ligjor, presupozimi i pafajësisë i një kryetari të zgjedhur në bashkinë e Himarës dhe e treta nuk është kuptuar nga ne as nga BE-ja se përse një kryetar i zgjedhur nuk mund të shkojë në zyrën e tij e të bëje betimin kjo nuk katë bëje vetëm me arrestimin. Këto janë çështjet kryesore. Ky është rasti i vetëm ndryshe nga çdo raste tjetër. Presupozimi i pafajësisë nuk është marrë në konsideratë përse qeveria shqiptare nuk e lë të betohet. Ligji duhet të kishte thënë se nëse një person ka kryer krim nuk mund të bëje betimin, ligji thotë të kundërtën pra kjo është një shkelje e të drejtave civile. Hapi tjetër do të ndodhe fatkeqësisht për Shqipërinë në BE, pasi BE luan një rol të rëndësishëm në respektimin e së drejtës.”

Arrestimi i i kryebashkiakut himariot ka rritur tensionet me shtetin fqinj, ku zyrtarë grekë kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Të hënën skadon afati tre mujor kur Fredi Beleri duhej të betohej si kryebashkiak i Himarës.

 

Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit