18.8 C
Skopje
E hënë, 16 Mars, 2026

Tony Blair mbërriti në Shqipëri me helikopter ushtarak

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka mbërritur në Shqipëri pasditen e sotme, duke zbarkuar me një helikopter ushtarak në qytetin e Himarës.

Ende nuk dihen motivet e vizitës por nuk përjashtohet mundësia që Blair të ketë mbërritur në vendin tonë për pushime.

As nga pala shqiptare nuk ka asgjë të konfirmuar nëse ish-lideri britanik do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama në ditët në vijim.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë, pasi ai ka zgjedhur të kalojë pushimet në vend në vitin 2016 dhe në vitin 2021.

Të ngjajshme

Të fundit