Arbin Rushiti vazhdon rrugëtimin me KB ÇAIR edhe për një vit
Basketbollisti i akademisë së KB ÇAIR 2030, Arbin Rushiti ka nënshkruar edhe për një vit me klubin çairas.
Ky sezon që po vjen premton shumë në Superligën e RMV-së në Basketboll dhe për këtë çairasit janë gati për të dhuruar spektakël në çdo përballje.
Ndryshe, Rushiti është edhe lideri i ekipit i cili do t’i udhëheqë këtë vit drejt titullit kampion në Ligën e parë të basketbollit në Maqedoninë e Veriut.
