33 C
Skopje
E shtunë, 27 Qershor, 2026

Haradinaj pyet Kurtin: Me cilin je? Me prokurorin apo me Mujecin!?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pyetur Kurtin nëse është me prokurorin a me Mujecin, asamblistin e LVV-së të arrestuar dje në Tiranë nën dyshimin për trafik narkotikësh.

Ai i ka thënë Kurtit të bëhet i gjallë, pasi ky i fundit ende nuk ka reaguar për arrestimin e Besnik Mujecit.

“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, shkroi shkurtimisht Haradinaj.

Përveç postimit, ka lënë edhe një koment: “Deri tani Kurti e ka mbajtur anën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera. Do të duhej që edhe tani të rreshtohet e ta dimë pozicionin e tij!”.