12.8 C
Skopje
E enjte, 19 Mars, 2026

Takohen Lloga dhe Abazi, temë diskutimi edhe spitalet modulare në vend

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se ministri Krenar Lloga ka realizuar takim me kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi. Nga MD thonë se mes tjerash në takim është biseduar edhe për procedurën hetimore për tenderët për ndërtimin e spitaleve modulare ne vend.

“Në takim, ndër të tjera, u diskutua për procedurën që është duke vazhduar në këtë prokurori në lidhje me tenderin për furnizimin e spitaleve modulare, në kuadër të të cilit ndërmerren veprime me qëllim të shqyrtimit të të gjitha rrethanave, pas së cilës do të merret një vendim i prokurorisë publike. Sa i përket çështjeve të tjera, u diskutua për Strategjinë e re për Zhvillimin e Sistemit të Gjyqësorit 2023-2027 si dhe për reformat që do t’i mbulojë ajo”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Drejtësis.

Të ngjajshme

Të fundit