5.8 C
Skopje
E enjte, 19 Mars, 2026

Ahmeti kujton Fazli Grajqevcin: Regjimi e torturoi por asnjëherë nuk e mposhti!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit Fazli Grajqevci ka shkruar se kombi ynë ka pasur çdo kohë mendje të ndritura veprimtarësh.

Regjimi jugosllav e burgosi, e torturoi, e mposhti trupin e tij, por nuk arriti ta gjunjëzojë asnjëherë shpirtin e tij atdhetar që i dha forcë indit tonë kombëtar për jetësimin e amanetit për lirinë e Kosovës, ka shkruar kështu kryetari Ahmeti.

Postimi i plotë:

Kombi ynë ka patur në çdo kohë mendje të ndritura veprimtarësh që me atdhedashurinë e tyre ishin udhërrëfyesi ynë i veprimit kombëtar dhe flakadani i pashuar i lirisë.

Në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta kujtojmë Fazli Grajqevcin, simbolin e flamurit midis shqiptarëve gjatë viteve të ‘60 në Jugosllavi, themeluesin e Organizatës Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve.

Regjimi jugosllav e burgosi, e torturoi, e mposhti trupin e tij, por nuk arriti ta gjunjëzojë asnjëherë shpirtin e tij atdhetar që i dha forcë indit tonë kombëtar për jetësimin e amanetit për lirinë e Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Fazli Grajqevcin! Lavdi 🇦🇱

https://www.facebook.com/photo/?fbid=834827614678029&set=a.465898708237590

Të ngjajshme

Të fundit