12.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Alioski përfundon në spital, kjo është arsyeja…

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, pati një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e djeshme të Al-Ahlit ndaj Al-Khalej në kampionatin e Arabisë Saudite, ku pas ndeshjes shqiptari ka përfunduar në spital.

Alioski luajti të gjithë 90 minutat dhe dhuroi asist në golin e parë, por sipas mediave thuhet se dehidrimi ka qenë arsyeja për të cilën futbollsti nga vendi jonë u dërgua për ekzaminime shtesë mjekësore menjëherë pas takimit. Rezultatet e para janë të mira dhe Alioski pritet t’i bashkohet bashkëlojtarëve që në seancën e parë stërvitore.

Kujtojmë se temperaturat në Arabi gjatë ditës arrijnë nga 40 deri në 45 gradë celsius.

Të ngjajshme

Të fundit