3.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

‘Eco Guerilla’: I gjithë rajoni i Pollogut po mbytet në tym

“Eco Guerilla” sot ka reaguar në lidhje me ndotjen e ajrit në Tetovë, nga ku thonë se i gjithë rajoni i Pollogut po mbytet në tym.

“TERROR! I gjithë Pollogu në tym, digjen deponitë ilegale afër fshatit Negotinë. Asnjë institucion nuk reagon, popullata po helmohet nga tymi kancerigjen! Policia, Komuna, Ministria e Ambientit…”, thonë nga “Eco Guerilla”.

Zjarrfikësit e Tetovës apelojnë që qytetarët të mos dalin jashtë, shkaku i ndotjes së madhe të ajrit nga një zjarr në Komunën e Bërvenicës!

 

burimi Telegrafi

Të ngjajshme

Të fundit