3.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Kush janë “të fortët” që Dubai nuk ia dorëzon Shqipërisë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar ditën e sotme emrat e personave të shpallur në kërkim nga Shqipëria për disa ngjarje kriminale, por që kanë gjetur strehë në Dubai, duke i shpëtuar ekstradimit.

Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Dubain për ekstradime, madje asnjë shtet tjetër nuk ka një marrëveshje me këtë vend për ekstradimin e personave që akuzohen se kanë kryer krime në vende e tyre.

Sipas Hoxhës, se një nga personat që është kërkuar për t’u ekstraduar është Eldi Dizdari, i cili njihet si kreu i Kartelit shqiptar të drogës. Hoxha tha se Dizdari është tentuar të ekstradohet edhe nga Italia, shtet i cili e akuzon për trafik lëndësh narkotike, por nuk ja ka arritur këtij qëllimi.

Personi i dytë që është tentuar të ekstradohet është Plarent Dervishaj. Ky i fundit lidhet me disa ngjarje kriminale në vendin tonë. Ai është kapur nga policia e Dubait teksa bëhej gati për t’u nisur për në Turqi, por është ndaluar në aeroport dhe pas procedurave lëviz i lirë në Dubai.

I treti person që është tentuar për t’u ekstraduar është Florenc Çapja, i cili akuzohet për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Ai u ndaluar dhe u mbajt për disa ditë nga policia e Dubait, por më pas u la i lirë me detyrim paraqitje.

Rasti i katërt ku është refuzuar ekstradimi është ai i Kelit të Kombinatit, i cili sipas Hoxhës ishte ndaluar dy herë në Dubai edhe për llogari të Shqipërisë dhe për Belgjikën. Edhe atë e kanë lënë të lirë dhe nuk kanë pranuar ekstradimin, ka thënë Hoxha për abcnews.

Të ngjajshme

Të fundit