Një analist politik rus pretendon se lordi i luftës, Jevgeni Prigozhin, është gjallë, pasi një sozi e tij u vra në aksidentin ajror të javës së kaluar. Prigozhin është i gjallë, me shëndet të mirë dhe i lirë, në një vend të panjohur, thotë Valeri Solovei, edhe pse rusia inskenoi funeralin e tij në të cilin vetë vladimir putin refuzoi të merrte pjesë.
Sipas këtij skenari, prigozhin ka mashtruar vdekjen duke i shpëtuar përpjekjes për ta vrarë të vladimir Putinit dhe tani ai është duke planifikuar hakmarrjen e tij. Valeri Solovei, është një analist politik, ish pedagog në institutin prestigjioz të Moskës për marrëdhëniet ndërkombëtare, një shkollë kjo që nxjerr spiunë dhe diplomatë. Solovei akuzon autoritetet ruse se kanë gënjyer për ADN-në e Prigozhin ndërkohë që kanë qenë të vetëdijshëm për dështimin e atentatit për shkak se sozia e Prigozhin ishte ngjitur në avion.
Dihet sipas tij se bosi i mercenarëve rusë përdorte sozi në shumë prej misioneve të tij. Solovei thotë se avioni me të cilin supozohet se udhëtonte prigozhin është rrëzuar nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore, dhe kjo sfidon pretendimet e inteligjencës amerikane se avioni ishte shkatërruar nga një shpërthim në bord.
“Nuk kishte asnjë shpërthim në bord. Avioni u rrëzua nga jashtë”, thotë ai duke shtuar se operacioni sekret ishte orkestruar nga këshilli i sigurisë së rusisë dhe është miratuar personalisht nga presidenti rus vladimir putin. .
