9.8 C
Skopje
E hënë, 23 Mars, 2026

Myftiu Tërnava mirëpriti studentët nga Turkiye

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim një grup studentësh nga Türkiye, të cilët udhëhiqeshin nga Hacer Karagül, transmeton Anadolu.

Siç bëhet e ditur nga BIK, kjo vizitë erdhi falë bashkëpunimit të mirë që ka BIK dhe Drejtoria së Përgjithshme të Vakëfeve të Türkiyes.

Myftiu Tërnava fillimisht iu dëshiroi mirëseardhje studentëve, e më pas i njohu ata për bashkëpunimin që ka BIK-u me Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Türkiyes, kryesisht në fushën e trashëgimisë kulturore, humanitare e sociale, e tashmë së fundi edhe në shkëmbimin e studentëve në dy vendet.

Myftiu Tërnava, ndër të tjera potencoi rëndësinë e vizitave në mënyrë që të vazhdohet edhe më tej miqësia dhe dashamirësia që kanë dy popujt ndërmjet tyre.

Në emër të studentëve, Hacer Karagül, falënderoi myftiun Tërnava për pritjen, si dhe gjithë ekipin që janë angazhuar këto ditë për pritjen e studentëve.

Ajo tha se energjia dhe pozitiviteti që kanë treguar studentët kosovarë gjatë vizitës së tyre në Türkiye, ka bërë të mundshme që të vazhdohet edhe më tutje ky projekt i vizitave studimore të ndërsjella.

Në qershor të këtij viti po ashtu një grup studentësh nga Kosova qëndruan për vizitë disa ditore në disa qytete të Türkiyes.

Të ngjajshme

Të fundit