13.8 C
Skopje
E hënë, 23 Mars, 2026

Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor nëpërmjet një video.

Ajo ka thënë se në bashkëpunim me komunat dhe shkollat kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe se vazhdimisht po avancojnë me politikat arsimore.

“Si Ministri po punojmë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore e ligjore dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore”, ka thënë Nagavci në video.

 

Të ngjajshme

Të fundit