I pari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.
Statusi i plotë:
Të dashur nxënës e prindër,
Të nderuar mësues,
Dita e parë e shkollës është një moment i veçantë, një moment emocional dhe mbi të gjitha një moment me rëndësi të madhe, sepse reflekton një dëshirë dhe një synim: që nxënësit të arrijnë rezultate të shkëlqyera, për të cilat gjithsesi lumturohen prindërit, kurse kjo mundësohet vetëm me angazhimin e jashtëzakonshëm të mësuesve.
Sot është dita kur të gjithë bashkërisht duhet të jemi më të vendosur në angazhimin për të nxjerrë gjenerata me edukim të shëndoshë. Shkolla është një vlerë, një pasuri, të cilën duhet ta mbajmë në jetë, duke qenë të vëmendshëm dhe me ndjenjë përgjegjësie. Kemi nevojë për dije, edukatë, tolerancë, bashkëpunim, kemi nevojë të reflektojmë vetëm pozitivitet…
Suksese dhe mbarësi për vitin shkollor 2023-2024!
