Me datë 11 gusht në Tetovë, ku edhe pritej kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga kryetari Bilall Kasami në po atë natë kishte edhe koncert nga Elita 5, informon POPULLI.mk.
Një qytetar i emocionuar nga pritja madhështore që iu bë kryeministrit Kurti valëviti flamurin e Shqipërisë së madhe, flamurin “Autochthonous”. Këtë flamur që Ballist Morina e kishte valëvitur në zemër të Beogradit në ndeshjen Serbi – Shqipëri.
Por, me sa duket ky gjest nuk e shqetësoi atëherë vetëm Vuçiqin e serbët, ky flamur i paska shqetësuar edhe maqedonasit. Nga çka kanë frikë!? Nga shqiptarët e bashkuar apo çfarë?
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duket se me të gjitha forcat po mundohet ta gjejë personin që valëviti këtë flamur. Një flamur që në vete mban dy figurat e mëdha të kombit shqiptar, Isa Boletini dhe Ismail bej Vlora. Një flamur ky që tregon të vërtetën të cilën e di bota, hartën e Shqipërisë Etnike.
Pra, pyetja kryesore është nga kush kanë frikë maqedonasit në këtë rast. Nga bashkimi i shqiptarëve që dita ditës po rritet forca si në Qeveri dhe në çdo sferë tjetër apo përnjëmend e kanë të kthyer kokën nga Beogradi!?
© POPULLI.mk