11.8 C
Skopje
E martë, 24 Mars, 2026

PDE reagon për nxënësit shqiptar në Veles, akuzojnë pushtetin lokal të VMRO-së!

Nga Partia Demokratike Europiane kanë reaguar ndaj pengesës së nxënësve shqiptarë në Veles për t’u regjistruar në shkollë të mesme. Nga kjo parti fajësojnë pushtetin lokal të VMRO-DPMNE-së, ndërsa bëjnë thirrje që ministri i Arsimit të gjejë zgjidhje për këta nxënës.

“Si duket me çdokusht nga VMRO-DPMNE tentohet që të krijohet klimë e mos besimit mes bashkësive ndër etnike në vend, dhe që fatkeqësia të jetë më e madhe kjo ndodh në sferën e arsimit ashtu si dikur kur nuk lejoheshin universitetet në gjuhën shqipe. Mos pranimi i nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme në Veles, dëshmon se sa të ngarkuar janë politikisht kundër shqiptarëve kuadrot e VMRO-DPMNE-së”, thonë mes tjerash nga PDE.

Të ngjajshme

Të fundit