Nuk ka ditë në Maqedoninë e Veriut që nuk ndodh ndonjë skandal i jashtëzakonshëm! Djegia e spitalit modular, Zhan Mitrev (Pandemia Covid-19), Vrasja e pacientëve në spitalet modulare në Tetovë (referuar dokumentarit të IRL-së), Skandali me ilaçet në Klinikën Onkologjike në Shkup, vrasjet mes bandave dhe në fund askush nuk përgjigjet para drejtësisë, informon POPULLI.mk.
Deri kur do të funksionojë në këtë mënyrë shteti. Një vend i cili pretendon të hyjë në Europë me gjithë këto skandale, keqpërdorime, korrupsion. Maqedonia e Veriut para se t’i rregullojë punët me vendet fqinje së pari duhet t’i rregullojë punët brenda territorit të vet. Arsim jo adekuat, nxënësit ende nuk kanë tekste mësimore edhe pse viti i ri shkollor ka filluar. Qytetarët çdo ditë e më tepër ankohen për rritjen e çmimeve dhe për këtë askush nga personat kompetent nuk merr përsipër ta ndalojë këtë fluks të madh të rritjes së çmimeve. Të rinjtë çdo ditë largohen nga vendlindja si arsye për të punuar, për paga më të lartë dhe një standard jetësor më adekuat.
Duhet të mendojnë sinqerisht se a kështu na do neve Europa, apo vetëm po ia bëjmë qejfin vetes duke dhënë shpresa të kota për një ardhmëri europiane me mentalitet ballkanit!
© POPULLI.mk
