Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është modeli më i keq i opozitarizmit dhe i qeverisjes në Kosovë.
“Unë shpresoj që Partia Demokratike kurrë as nuk ka me i përngja Vetëvendosjes. Vetëvendosje është modeli më i keq i opozitarizmit që ka ndodh ndodnjëherë në Kosovë”
I pyetur nëse kishin bërë koalicion me Vetëvendosjen nëse është e nevojshme, Krasniqi u përgjigj kështu.
“Jo jo jo në asnjë mënyrë, çfarë koalicioni, nuk dëshiroj as me e konsideru as si opsion. Ne kemi thënë se s’kemi vija të kuqe për shqiptarët, krejt kan pas vija të kuqe për ne, e krejt kanë ardhë në koalicion me ne në fund” deklaroi Krasniqi në Debat Plus raporton Gazeta Blic.