19.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Greqi / Rrugët janë kthyer në lumenj!

Greqia prej disa ditësh është përfshirë një mot i keq, me shira të rrëmbyeshëm e stuhi, që kanë shkaktuar përmbytje të frikshme në disa zona.

Ende edhe sot, disa prej zonave vazhdojnë të goditet nga ky fenomen, numri i viktimave ka shkuar deri më tani në katër.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje, ku shihen vërshimet e frikshme të ujit në rrugë dhe njerëz që tentojnë të shpëtojnë duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Shteti fqinj raporton se dëmet e shkaktuara janë kolosale. Toka bujqësore të përmbytura, shtëpi të zhytura nën ujë dhe shumë rrugë të shkatërruara.

 

Të ngjajshme

Të fundit