0.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Rumania me mungesë ndaj Kosovës, lëndohet një lojtar

Rumania nuk do të mund të llogaris sot në shërbimet e Cristi Maneas. Mbrojtësi i Cluj ka pësuar lëndim në stërvitjet e sotme dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kosovës.

Mediat rumune e kanë quajtur shqetësuese këtë lajm ngase trajneri nuk ka ndonjë mbrojtës cilësor që mund të zëvëndësojë Manean.

Nuk përjashtohet mundësia që Rumania të nis me tre mbrojtës këtë sfidë duke përshtatur një formacion tjetër në mungesë të lojtarit të Cluj.

Manea ishte një nga më të mirët në fushë në ndeshjen e fundit të Rumanisë ndaj Izraelit.

Të ngjajshme

Të fundit