29.2 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

25 vite nga vrasja e Azem Hajdarit

Homazhe në varrin e tij në Varrezat e Dëshmorëve, marshim homazh nga sheshi Nënë Tereza e deri në memorialin e ngritur në vendin ku u vra në 12 Tetorin e 1998, e më pas takim solemn me fjalime të miqve e bashkëpunëtorëve, kështu e kujtuan 25 vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, demokratët.

Përveç ritregimit të historisë së të riut që sfidoi regjimin dhe u bë drejtuesi i protestave të studentëve siç bën në çdo përkujtimore për Azem Hajdarin, Sali Berisha foli dhe për aktualitetin. Ai tha se e sheh më aktuale se kurrë më parë, sot, kur Shqipëria drejtohet nga Edi Rama, të kërkojë që Azemi t’i frymëzojë shqiptarët për të rrëzuar këtë qeveri që e quan regjim edhe më të egër se ai komunist.

Berisha përsërit se Rama ka ngritur mekanizma të tillë që nuk lejon votën e lirë dhe këtë sipas tij e bën duke përdorur bandat kriminale.

E pranishëm edhe vajza e heroit të demokracisë, Rudina Hajdari foli me siguri se nëse i ati do të ishte gjallë Partia Demokratike nuk do të ishte në gjendjen ku ndodhet sot dhe se ai do të kishte fuqinë t’i bashkonte demokratët.

Burimi Tv Klan