13.8 C
Skopje
E premte, 27 Mars, 2026

Kurti – Vuçiq, e “hanë” me sy njëri tjetrin

Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në pamjet që ka publikuar Bashkimi Evropian nga takimi tre-palësh, shihen Kurti dhe Vuçiqi që s’ia ndajnë sytë njëri tjetrit.

Në tavolinën e bisedimeve janë të pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dy diplomatët evropianë fillimisht i kanë takuar ndaras përfaqësuesit e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ky tani është takimi trepalësh ku do të diskutohet për implementimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj.

Të ngjajshme

Të fundit