I pari i Lëvizjes Demokratike sot ka pritur në takim aktivistë dhe simpatizantë nga fshati Batincë – Karshiakë.
IZET MEXHITI: “Sonte kisha nderin që të pres në takim aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes Demokratike nga fshati Batincë e Karshiakës së Shkupit të udhëhequr nga aktivistët Mustaf Mustafa dhe Emir Ismaili e të shoqëruar nga koordinatori Mesud Jakupi dhe Dr. Rexhep Memedi. Në këtë takim ishin prezent edhe përfqësues të komunitetit boshnjak si dhe afaristë e përfaqësues nga mërgata e Batincës. Ishte një bashkëbisedim i ngrohtë e vëllazëror ku u bisedua për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Batincës dhe Karshiakës në përgjithësi dhe vizionin e platformën që ofron Lëvizja Demokratike për të ndërtuar një ardhmëri më të mirë në vendin tonë. Numri i madh i aktivistëve që sonte ishte prezent dëshmon përkrahjen e pa rezervë dhe masovike që Batinca dhe Karshiaka po na e japin në kontinuitet e që neve na bën sa krenarë aq edhe të kujdesshëm që këtë besim ta kthejmë me punë, përkushtim e sinqeritet! Ndryshimi i madh pa dyshim që po vjen, e në këtë mozaik Batinca do të zen një vend tejet të rëndësishëm!”.
