14.8 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Halimi: Rrugëtimi im vazhdon drejt majave më të larta

Dua të ndaj këtë moment të jashtëzakonshëm me të gjithë miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e mi. Një ditë që do të mbetet gjithmonë në kujtesën time si manifestimi i 15-vjetorit të karrierës sime sportive.

Gëzohem që në këtë ngjarje të madhe ishin të pranishëm reth 600 qytetarë.
Kjo dëshmon se Tetova është e pasur me rinin e saj, me kulturën dhe dashurin për sportin, dhe padyshim edhe me sportistë të përkushtuar.

Ishte kënaqësi që më nderruan me prezencën e tyre edhe Kryetari i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami, zv. Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Agim Nuhiu, zv Ministri Kulturës z. Daim Luçi dhe shumë funksionar nga niveli qëndror dhe lokal.

Faleminderit të gjithëve për këtë natë të jashtëzakonshme!

Rrugëtimi im vazhdon drejt majave më të larta.

I Juaji Driton Halimi🥋🥇

Të ngjajshme

Të fundit