22.8 C
Skopje
E hënë, 24 Gusht, 2026

(VIDEO) Xhudisti e përplas gazetarin Sallai në mes të studios

E ka pësuar keq në studio televizive gazetari i Pastel, Valon Sallai ku të ftuar kishte një xhudist nga Maqedonia e Veriut, Edi Sherifovskin, informon POPULLI.mk

Teksa po bisedonin për luftimet që i bën xhudisti dhe format e rrëzimit të kundërshtarëve, dëshira e gazetarit Sallai ishte që edhe ai ta provonte njëherë metodën e Sherifovskit.

Në fund të emisionit mund të shihet se si e përplas xhudisit gazetarin për t’ia treguar edhe formën se si e përplasi kundërshtarin për tokë në gjysmëfinale.

© POPULLI.mk