18.8 C
Skopje
E hënë, 24 Gusht, 2026

E hëna ditë jo-pune për të gjithë qytetarët në RMV

E hëna e ardhshme është ditë pushimi për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të hënën (23 tetor) do të shënohet Dita e luftës revolucionare maqedonase.

Njoftimi i plotë:

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2023 (e hënë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”.