
Barazinë dhe mosdiskriminim në të gjitha fushat e jetës shoqërore;

Përmirësimin e kohezionit social dhe tolerancës ndëretnike;

Sigurimin dhe promovimin e vlerave të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive);

Sigurimi e zhvillimit ekonomik të shpejtë dhe të qëndrueshëm, standard më të lartë dhe cilësi jetësore të qytetarëve;

Udhëheqjen e suksesshme të bisedimeve negociuese me Bashkimin Europian;

Sundimin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë dhe obliguese;

Arsimin cilësor të arritshëm për të gjithë, në pajtim më kërkesën e tregut të punës;

Administratën moderne dhe efikase të bazuar në digjitalizim që siguron shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe subjektet juridike dhe

Mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimin e gjelbër, zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.