13.8 C
Skopje
E diel, 12 Prill, 2026

Sveçla: Është e vështirë për ta kuptuar qasjen e Ramës ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla duke komentuar rolin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tha se është vështirë të kuptohet dhe se shumë prej kërkesave të kryeministrit të Shqipërisë janë të papranueshme për ne.

“Tani unë nuk po futem tek motivet apo tek roli i tij në përgjithësi, por lirisht mund të themi që kërkesa që veriu të menaxhohet nga KFORI është absolutisht e papranueshme dhe e panevojshme”, ka deklaruar ministri Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

Ai tha se Ballkani i Hapur ka qenë një iniciativë që ka dëmtuar Kosovën.

“Është e pakuptueshme dikush të pretendojë që ne të sillemi sikurse nuk ka ndodhur 24 shtatori”. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ku shtoi se Serbia është një shtet i cili sponsorizon terrorizmin dhe për këtë ka shumë dëshmi.

“Nuk mund të thuash se po bisedon me shtetin fqinjë, po bisedon me një Qeveri të një vendi me të cilin mund të kesh rezultate, përderisa ne ishim në bisedime ata thellë në Serbi trajnonin terroristët për të bërë aneksim të veriut të Kosovës. Po të kishin patur sukses në aneksimin e 17% të territorit të Kosovës, çfarë lloj bisedime do të kishim”, tha ministri Svelça.

Vuçiq, tha Svelça, është nisur për të fituar me sulmin e 14 shtatorit, por ata kanë patur matematika të gabuara.

Ai tha se është e padobishme të bisedohet me njerëz të cilët sponsorizojnë terrorizmin.

Të ngjajshme

Të fundit