16.8 C
Skopje
E shtunë, 11 Prill, 2026

Tiranë / Protesta kundër bombardimeve në Palestinë

Dhjetëra qytetarë kërkuan ndalimin e bombardimeve

Një grup qytetarësh në Tiranë iu bashkuan protestave që po mbahen në vende të ndryshme të botës në mbështetje të palestinezëve në Gaza.

Ata u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe për disa minuta u sensibilizuan me popullin palestinez që prej dy javësh po përjeton tmerret e bombardimeve që Tel Avivi ka ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamas.

Ata kërkuan ndërprerjen e luftës që çdo ditë po merr jetë qytetarësh të pafajshëm, ndërsa shprehën mbështetje për Palestinën.

Tv Klan

Të ngjajshme

Të fundit