21.8 C
Skopje
E diel, 12 Prill, 2026

Presidenti i RMV-së / Opozita shqiptare me kandidat të përbashkët

Ndonëse për të propozuar kandidat për president të shtetit ka kohë edhe së paku 6 muaj, opozita e bashkuar (BESA, LD, AAA) iu ka qasur punës dhe “i ka ndezur motorat elektoral”.

Eksluzivisht për KDP.MK, burime të larta nga Lëvizja Demokratike (LD) kanë konfirmuar se në kuadër të strukturave të partive opozitare janë duke e diskutuar një emër të përbashkët për president, e që nuk e përjashtojnë mundësinë të jetë konsesual dhe të jetë grua.

“Një gjë është e sigurtë, opozita e bashkuar shqiptare do të ketë kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Analizojmë dhe debatojmë edhe në kuadër të subjekteve tona politike, por edhe si koalicion, emra konkret ende nuk kemi, por nuk e përjashtojmë mundësinë që kandidati potencial të jetë femër. Opozita e bashkuar shqiptare është e hapur jo vetëm për subjektet tjera politike, por edhe për sektorin civil, të pavarururit, intelektualët, ekspertët e lëmive të ndryshme”, thanë nga LD-ja.

Ndërkaq, për ta komentuar mundësinë apo pamundësinë e propozimit të një presidenti shqiptar të propozuar nga opozita e bashkuar shqiptare, ekspertët e çështjeve politike dhe juridike, për KDP.MK njëzëri ishin dakord që ligji e mundëson një gjë të tillë, por matematikat politike e pamundësojnë të njejtën.

Profesori univeresitar i çështje juridike Bashkim Selmani e quajti “propozim ideal” një president shqiptar nga fronti i bashkuar opozitar.

“Propozimi nga subjektet politike shqiptare me një kandidat të përbashkët do të ishte ideale dhe shumë e mirëpritur nga ana e votusve dhe elektoratit shqiptar. Ku i gjejnë partitë maqedonase votat, ashtu duhet t’i gjejnë edhe partitë politike shqiptare. Është edhe momenti edhe koha që një kusht të tillë duhet ta kenë prioritet partitë politike me koalicionet e tyre në taborin maqedonas”, tha Selmani.

Profesoresha universitare e Shkencave Politike, Diturije Ismaili, e mbështet idenën që në krye të shtetit përfundimisht të jetë një grua.

“Mundësi ligjore ka, ndërsa ajo politike do të varet prej kalkulimeve mes partive dhe mbështetjes mes njëra-tjetrës për zgjedhjet parlamentare.
Me siguri se mbështetja do të ekzistonte dhe është koha e fundit që së paku të kandidojë një grua. Së pari, kandidatja duhet të përfaqësojë identitet dhe karierë të pakompromituar. Të jetë karizmatike dhe energjike që ka përvojë ndërkombëtare dhe ka vizion se si mund më shpejt shteti ynë të bashkangjitet në BE”, u shpreh profesoresha Ismaili.

Përndryshe, kryetari i LD Izet Mexhiti paralajëmëroi se janë dakorduar me partitë opozitare që të dalin së bashku me një emër për president dhe me lista të përbashkëta për deputet, sa i përket zgjedhjeve paralamentare.

 

Të ngjajshme

Të fundit