Sot në Çair të Shkupit është përballur FC Shkupi me FK Vardarin ku në fund çairasit kanë dalë triumfues në këtë përballje me rezultat përfundimtar 2:0, informon POPULLI.mk.
Një ndeshje thuajse e dominuar gjatë gjithë kohës nga çairasit. Në minutën e ’25 të takimit ishte Arbi Vosha që tundi rrjetën e mysafirëve për të shkuar në dhomat e zhveshjes në epërsi. Në pjesën e dytë, në minutën e ’74 golin e fundit në këtë duel e dha Issah Kuka për t’ia dhënë FC Shkupit 3 pikë të vlefshme në derbin e kryeqytetit.
Në këtë ndeshje nuk mungoi edhe tifozëria e zjarrtë “Shvercerat” të cilët jo pak i ndihmuan futbollistëve në motivim kundrejt në kundërshtari të përbetuar, siç njihet tanimë në opinion.
© POPULLI.mk
