Sot në Kosovë, kryetari i ASH ka vizituar kryeministrin Albin Kurti si dhe ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit në 7 vjetorin e vdekjes së tij, informon POPULLI.mk.
Ky është statusi i plotë i Taravarit:
ARBEN TARAVARI: “Bashkë me deputetin Halil Snopçe, sot u pritëm në takim nga Kryeministri Albin Kurti dhe këshilltari i tij Bekim Qoku, me ç’rast bashkë bëmë homazhe te varri i Astrit Deharit. Në takimin miqësor, trajtuam shumë tema aktuale dhe me interes.
Sfidat me të cilat përballen dy vendet tona janë të përbashkëta, ndajmë shqetësimin e njëjtë dhe vizionin e njëjtë për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe mbarë rajonit.
Biseduam për raportet ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e tyre përmes intensifikimit të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta. Lidhjet infrastrukturore kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë e dy vendeve tona. Koordinimi dhe sinkronizimi i politikave zyrtare kontribuon në tejkalimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të ardhmen edhe të mbarë rajonit.”
