Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet më shumë presion mbi Beogradin për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën janë pajtuar.
“Serbia është fqinji ynë më i madh. Kufiri me Serbinë është i gjatë 381 km. Tani paraqet kërcënim për sigurinë dhe do të duhej të ishte një mundësi ekonomike. Me qëllim që të arrijmë atje na duhet më shumë trysni mbi Beogradin për të nënshkruar marrëvehsjen për të cilën jemi pajtuar dhe gjithashtu na duhet integrimi në BE. Sepse nuk mendoj se rajoni ynë mund të integrohet jashtë BE-së ose pa BE-në. Do të duhej të ishte drejt BE-së me BE-në. Dhe Procesi i Berlinit mund të jetë më i thellë dhe më i intensifikuar në këtë përfundim. Por sërish, nënshkrimi i njohjes së ndërsjellë de facto është hapi i parë por më i rëndësishmi”, tha Kurti në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri.
