24.8 C
Skopje
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Shkupi mirëpret Adriatik Lapajn

Në këtë Nëntor, Shkupi do të jetë vendi ku festat marrin një kuptim të veçantë. Me kënaqësinë më të madhe, ju njoftojmë se në kuadër të festave, do të kemi nderin të presim disa nga figurat më të shquara shqiptare: Adriatik Llapaj, Edlira Çepani, Dritan Hoti dhe Elena Kocaqi.

Ky bashkëbisedim do të jetë një mundësi unike për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për të ndarë ide, përvoja dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me komunitetin tonë. Takimi është i hapur për të gjithë pa dallim të ngjyrave politike, sepse këtu jemi të bashkuar si shqiptarë.

Ky aktivitet i veçantë do të jetë një festë ku do të festojmë jo vetëm identitetin tonë kombëtar, por edhe solidaritetin dhe bashkëpunimin që na karakterizon. Është një rast i shkëlqyer për të njohur nga afër pjesëmarrësit e veçantë dhe për të bërë pyetje të drejtpërdrejta rreth çështjeve që na interesojnë të gjithëve.

Detajet e Eventit:
26.11.2023
Vendndodhja: Holiday Inn, Shkup
Data dhe Ora: 17:00
Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë mbrëmje plot frymëzim dhe bashkëbisedim. Le të festojmë së bashku dhe të ndërtojmë ura të reja të bashkëpunimit dhe kuptimit ndërmjet njerëzve!

Të ngjajshme

Të fundit