18.8 C
Skopje
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Lëvizja Vetëvendosje në RMV pritet të udhëhiqet nga ky emër…

Lëvizja Vetëvendosje, angazhimin e tyre përveç se n Kosovë e Shqipëri është duke tentuar ta shtrijë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Albin Kurti, që nga viti 2020, kishte bërë të ditur se pas Shqipërisë, Lëvizja Vetëvendosje do të fillonte iniciativën për shtrirjen e saj edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Do të ketë Vetëvendosje në Kosovë, Shqipëri, diasporë dhe në Maqedoninë e Veriut që në përvjetorin e ardhshëm të mos flasë vetëm Boiken Abazi, por edhe dikush tjetër nga Shkupi, Tetova a Kumanova”, kishte thënë Albin Kurti ne fjalimin e mbajtur.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që një subjekt politik që del nga Lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit të hyjë në garën zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Tashmë kanë filluar edhe aktivitetet për themelimin e një subjekti juridik nga lëvizja në Kosovë, i cili do të regjistrohet në Maqedoninë e Veriut.

Ai pritet të udhëhiqet nga Bekim Qoku, këshilltari për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe ish-diplomati dhe ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka.

Në një prononcim njohësi i politikës në Maqedoninë e Veriut, Fatos Rushiti ka bërë të ditur se ka zëra atje se LVV do të nisë veprimin në Maqedoninë e Veriut.

“Flitet për ca emra që kanë qenë aktiv si ekspertë e opinionistë në lëmin e ekonomisë. Për njerëzit që fliten nuk kanë një begraund të fortë opozitar apo që opinioni i njeh për kauza të forta politike”, ka thënë Rushiti.

Partitë shqiptare po shpërndahen në tre ose katër blloqe në Maqedoni të Veriut thotë ai me afrimin e zgjedhjeve të cilat pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Të ngjajshme

Të fundit