Ali Ahmeti i pranishëm në “Samiti i III-të i Diasporës në Tiranë”, bëri një thirrje të fortë duke kërkuar që të rinjtë të shkollohen në Evropë e në Amerikë që me mbarim të studimeve të rikthehen përsëri në atdheun e tyre duke qenë kokëplotë me dituri për t’i shërbyer vendit, informon POPULLI.mk
ALI AHMETI: “Të gjithë të rinjtë, le të kapin diturinë në Universitetet më të mira të Evropës e të Amerikës dhe ti kthehen kokëplotë atdheut të tyre. Sot me dituri e mençuri, ne vendet tona mund t’i kemi shumë shpejtë anëtare të Bashkimit Evropian, ashtu siç jemi në NATO nesër do të jemi edhe në BE. Evropa nuk mund të jetë e qetë edhe pa Shqipërinë, RMV-në, Kosovën, Malin e Zi. Nuk mund të ketë paqe, stabilitet e siguri pa Ballkanin Perëndimor. Fundi fundit djepi i Evropës është Mesdheu.”
© POPULLI.mk
