27.8 C
Skopje
E hënë, 17 Gusht, 2026

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” të dielën në Shkup, bashkëbisedim me qytetarë

Ditën e dielë në Shkup, do të ketë bashkëbisedim mes “Lëvizjes Shqipëria Bëhet” dhe të pranishmëve nga Maqedonia e Veriut, informon POPULLI.mk

Lexoni më shumë:

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka kënaqësinë të ju lajmërojë e të ju ftojë në një takim dhe bashkëbisedim me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut:

DATË 26 NËNTOR, ORA 17:00, SHKUP.

Ky bashkëbisedim, për ne ka dhe një domethënie simnolike, pasi vjen në prag të festave të Nëntorit.

Rrugëtimi i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet;’ vjen dhe në Shkup, pas takimeve dhe dikutimeve të rëndësishme e të sukssesshme në disa qytete të Shqipërisë, e po ashtu pas takimeve me komunitetet shqiptare në Firenze, Milano, Oxford dhe Londër.

Në bashkëbisedimin e Shkupit, folës do të jenë:

Adriatik Lapaj

Edlira Çepani

Dritan Hoti

Eleni Kocaqi

Jasir Asani

Një vëmendje e madhe do i kushtohet dhe të gjithë atyre që do jenë prezent, në hapësirën e dedikuar të bashkëbisedimit, për të ndarë së bashku, pyetje apo ide.

ADRESA E TAKIMIT SI MË POSHTË:

Hotel Holiday Inn. Rruga: Filipi i dytë Maqedonas, nr 5 , Shkup.

Duke shpresuar që ky aktivitet do gjejë pasqyrim në mediat tuaja, jeni të lutur të më kontaktoni për çdo informacion tjetër shtesë.