33.8 C
Skopje
E hënë, 17 Gusht, 2026

(FOTO) Nxënësit e Çairit zbukuruan muret në sheshin “Skenderbeu”

Nxënësit e Çairit në bashkëpunim me arsimtarët e artit kanë filluar t’i ngjyrosin muret në pjesën e poshtme të Sheshit Skënderbeu.

“Muralet me motive kombëtare, që po i realizojmë te Sheshi Skënderbeu si Komunë e Çairit në bashkëpunim me nxënësit dhe arsimtarët e Artit të shkollave tona komunale, po marrin formë shumë të bukur. Sot i vizitova nxënësit dhe arsimtarët që po vizatonin muralet dhe i inkurajova që të vazhdojnë me aktivitetet e tilla, sepse me këtë jo vetëm që ngritin vetëdijen qytetare për artin, por edhe ndihmojnë në ruajtjen e vlerave kombëtare”, shkruan kryetari i Çairit Visar Ganiu.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=298055356538347&set=pcb.298057589871457