(VIDEO) Rama tallet me gazetarin kur pyetet për Ismail bej Vlorën

Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë gjatë mbajtjes së bashkëbisedimit në Këshillin Atlantik. Gjatë intervistës, Rama kishte të varur në mur portretin e Ismail Qemalit.

I pyetur nga gazetari se kush ishte personi në foto që Rama kishte pas kokës, kryeministri iu përgjigj se ishte gjyshi i tij.

“Gjyshi im, nuk e shikoni ngjashmërinë. është ati themelues i Shqipërisë. është burri që ngriti flamurin e Pavarësisë në këtë qytet, qindra metra nga vendi që po ju flas. Kështu që në një farë mënyrë është gjyqi i të gjithë shqiptarëve”, tha Rama.