1.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

E ç’të them ty Arben, ia kalove edhe Alisë!!

Në kulmin e dëshpërimit dhe në kulmin e papërgjegjësisë të BDI-së, ndaj shqiptarëve. E kur si asnjëherë më parë shqiptarët e kishin lexuar, kuptuar dhe zbërthyer Alinë dhe BDI-në. E si pasojë kishin lindur paknaqësi të mdhaja brenda vetë BDI-së, dhe kur e kuptuan dhe e mësuan udhëheqjen e tyre, natyrshëm prodhuan fraksione, që sot janë shndërruar në parti politike.

Shkruan: Orhan Ibrahimi, ish deputet i PDSH-së

Pikërishit në këto rethana, Ju, Arben si udhëheqës i ASH-së , vendosët të jeni pjesë e qeverisë e të bashkëqeverisni me BDI-në dhe LSDM-në. Pjesë e një qeverie antidemokratike, antishqiptare dhe deri në fyt e korruptuar, me përplot eksponent që janë në Listën e Zezë të SHBA-së(dhe kjo listë çdo ditë po zgjerohet).
E stopuat ramjen e lirë të BDI-së.
Dhe gjithë ky proces i tmerrshëm i hyrjeve dhe daljeve në qeveri ishte përsëritur disa herë edhe nga parti të tjera, efekti ishte ndalja e shkërmoçjes të BDI-së.
Me këto akrobacione ishim mësuar, dhe nuk “mrekullohemi”. Të ishe participient në qeveri, të ndajsh ofiqe e beneficione, ta mbrosh e ta lavdrosh në momente. E këndej të luajsh rolin e patisë opozitare, ishte diçka e parë më herët edhe pse kundër gjitha rregullave dhe ligjeve të çdo praktike e teorie politike.

Personalisht e ruaja një bindje më ndryshe për Arben Taravarin edhe pse shenjat dhe përditshmëria fliste ndryshe. Nuk kam besuar se do të na “mrekullonte”, sepse thellë isha i bindur se “mrekullia” ishte e rezervuar dhe patentuar për Alinë dhe BDI-në.
Herën e parë që u “mrekullova” nga Arbeni, ishte gjatë një prononcimi dhe sqarimi që e bëri për shkarkimin e Drejtorit të qendrës spitalore në Kumanovë. Ishte për të klithur dhe vajtuar se si e arsyetonte këtë akt.
Hera e dytë është sot, në press për gazetarët, deklarata për Talat Xhaferin dhe sqarimin që bëri rreth anëtarit të opozitës në KQZ.
E ç’të them Arben, sot ia kalove edhe Alisë, në mënyrë maestrale na “mahnite” e “mrekullove”. Ka kohë që e keni shtrirë luftën në teren, kinse jeni të ndarë në dy blloqe. Njëri bllok apo njëra anë sipas logjikës që qarkullon në opinion nënkoptonte korropsionin, pafryrsinë, mishërimi i disave me BDI-në.
Kurs Ju, përfaqsoni dhe jeni ajo anë e progresit, e ndryshimeve, e korrektsisë dhe e nejrzillukut.
Është mirë të na thoni se çkeni të përbashët, Ju me Talatin?
Pse ky mund dhe siklet të mbështetet dhe votohet Talati?
Çfarë fitojnë realisht shqiptarët dhe çka fitoni Ju?

Vazhdove të na “mrekulloje” në mënyrë fantastike se kush duhet të jetë anëtarë në KQZ. Sqarim tipike made in Ali Ahmeti, tapinë mbi anëtarin në KQZ sipas kësaj logjike e kishit trashigimi(baballëk).
Sepse ska rëndësi ku je pozitë apo opozitë, atë vend në KQZ “juve” ju takon.

Të lutem Arben, mos na mrekullo më shumë!

Të ngjajshme

Të fundit