Saktësisht para 5 muajve, ministri aktual i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti kishte deklaruar se drejtorët ekonomik nga 1 janari 2024 duhet të hiqen pasi që nuk ka nevojë, informon POPULLI.mk
“ E saktë. Fatkeqësisht drejtorë të tillë organizativ janë ende duke u emëruar se Ligji është i tillë dhe unë kam filluar të merrem me atë problem dhe tashmë 1 muaj e kam informacionin në Qeveri. Në këtë hapësirë të vogël janë 66 drejtorë dhe 33 persona juridik dhe borde drejtuese që nuk duhen fare sipas llogaritjeve tona. Jemi dakord me Qeverinë dhe MSH-në që ato pozita të hiqen nga 1 janari 2024”, kishte deklaruar ministri Mexhiti.
Mbetet të shihet në fillim të vitit 2024 se a do ta mbajë fjalën ministri Mexhiti për heqjen e drejtorëve ekonomik apo do të vazhdojë me avazin e vjetër sikurse në Qeveritë e kaluara!?
© POPULLI.mk



