Nëpërmjet rrjetit social facebook, zv/kryeministri i parë Artan Grubi ka njoftuar se po vazhdon ndërtimi i Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, informon POPULLI.mk
Lexo statusin e plotë:
”Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës.
Ka përfunduar ndërtimi i një pjesë të fasadës dhe po vazhdojnë me dinamikën e duhur të gjitha punimet e fazës së dytë.
Gjatë këtij mandati arritëm të menjanojmë shumë nga pengesat e mëparshme dhe tashmë kemi siguruar ecuri konsistente të punës për përfundimin cilësor të këtij projekti kapital”.