16.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpërblimin për festat e këtij fundviti. Fëmijët do të përfitojnë nga 100 Euro për këtë vit dhe po e njëjta shumë prej 100 Eurosh do të shpërndahet edhe për pensionistët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se pensionistët shtesën prej 100 Euro do ta marrin gjatë javës në vijim, pasi pensioni i rregullt jepet të premten.

Qeveria gjithashtu ka miratuar projektligjin për kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe ka themeluar një mekanizëm për kontroll të lëvizjes së qytetarëve pasi që nga 1 Janari do të mund të lëvizin lirshëm pa viza në vendet e BE-së.

Tv Klan