16.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

LEN: Mbështesim fuqishëm Shaip Kamberin në Luginë

Lidhja Europiane për Ndryshim – LEN, kanë dalur qartë në mbështetje të Shaip Kamberit në Luginë duke bërë thirrje tek të gjithë për t’ia besuar votën, informon POPULLI.mk
“Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në ato troje, janë para një sfide të madhe kombëtare. Më 17 dhjetor, Lugina do të duhet të vendos për të ardhmen e tyre shqiptarëve të saj, e cila pa dyshim se është pjesë e të ardhmes edhe të gjithë shqiptarëve në rajon.
Por Lugina dhe banorët e saj, e kanë fatin që të zgjedhin si përfaqësues të tyre Shaip Kamberin. Figurën më të pastër shqiptare dhe me ideale të qarta për ardhmërinë e Kombit.
Si Lidhje Europiane për Ndryshim, i japim mbështetje të fuqishme Shaip Kamberit dhe ftojë që ditën e zgjedhjeve të gjithë shqiptarët e Luginë ta mbështesin atë.
Kombi jonë ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi në të mirë të shqiptarëve do të fillojë nga Lugina.
13.12.2023
Lidhja Europiane për Ndryshim”