20.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Myqereme Rusi i bashkohet LD-së

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka prezantuar prurjen e re në subjektin e tij politik, Myqereme Rusi, profesore universitare, përcjell KlanM.

“Çka do që të them për biografinë profesionale e kombëtare si dhe kontributin e zonjës Myqereme Rusi do të ishte pak dhe e pamjaftushme. Atë që dua ta theksoj është se takimet si ky sonte, vetëm na japin edhe më shumë elan dhe energji që përfundimisht në vendin tonë të sjellim NDRYSHIMIN E MADH që të gjithë e presin! Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë me Prof. Myqereme, e cila në të gjitha proceset e rëndësishme kombëtare ishte aty, me qëndrimet e saja të fuqishme, e sonte unë tentova sado pak të marr nga energjia, përvoja dhe atdhedashuria e saj”, ka shkruar Mexhiti./KlanMacedonia