Kuvendi i degës së Asamblesë së Gruas së ASH-së në Çair me shumicë absolute zgjodhi për kryetare Emine Abazin, e diolomuar në Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Magjistër në Menaxhim dhe Udhëheqje në Arsim.
“Asambleja e Gruas së Aleancës për Shqiptarët është shtëpia më e sigurtë që i jep mundësi dhe fuqi veprimi gruas dhe vajzës shqiptare. Pas anëtarësimeve të reja, sot u mbajt kuvendi i degës së Asamblesë së Gruas në Çair dhe me shumicë absolute kryetare u zgjodh Emine Abazi, e diolomuar në Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Magjistër në Menaxhim dhe Udhëheqje në Arsim. Pas zgjedhjes së organeve të reja dhe pas rritjes së interesimit për anëtarësime dega e Asamblesë së Gruas – Çair, ashtu si edhe të gjitha strukturat e tjera, do të vazhdojnë procesin e regjistrimit dhe zgjerimit të strukturave në të gjitha organet partiake. Eja në shtëpinë tënde!”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.(INA)




