15.8 C
Skopje
E diel, 11 Tetor, 2026

BDI-Çair zgjedh kryetarin e Forumit Rinor, i pranishëm edhe Ali Ahmeti

Dega e Çairit me aktivitetet e përditshme intenzive po demonstron përkushtim të madh për ti përmbushur kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve.
U themeluan të gjitha këshillat vendor, dega, sekretariati për mundësi të barabarta (ish forumi gruas), sekretariatet e degës si dhe forumet rinore të të gjitha këshillave vendor.
I gjithë ky riorganizim rrumbullakësohet me kuvendin zgjedhor të forumit rinor në kuadër të degës që do të mbahet me pjesëmarrjen e liderit tonë Ali Ahmeti, ditën e premte, më 22 dhjetor 2023, me fillim në ora 18:00 në palestrën sportive “Shaban Trstena” në Çair të Shkupit.