Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, pas përfundimit të takimit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se të gjitha opsionet për një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhje janë të hapura, por vendimi do të merret nga organet partiake.
“Kemi biseduar, por opsionet janë të hapura. Bisedë tepër miqësore. Do të vazhdojmë. Do të takohemi përsëri. I shofim dhe i bisedojmë opsionet. Do t’i bisedojmë vizionet, zhvillimet dhe në sajë të zhvillimeve që do të jepen në organet drejtuese në partitë tona, ne do të marrim edhe vendimet se si dhe për cilin opsion do të përcaktohemi”, deklaroi Ahmeti.
Pas takimit me kryetarin e BDI-së, ALi Ahmetin, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se për ASH-në është shumë e rëndë dalja bashkë në zgjedhje me BDI-në, njofton SHENJA.
“Po, një prej opsioneve të cilën e kemi si vendim të kryesisë së partisë është që ASH-ja të del vet në zgjedhje. Për Aleancën është shumë e rëndë të del me BDI-në por do t’i shqyrtojmë përsëri vendimet e organeve partiake patjetër të respektohen”, u shpreh Taravari. /SHENJA/



